Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka nisur vizitën në Kosovë. Ai ka hyrë në Kosovë përmes kufirit të Jarinjës në orën 10:30, ndërsa ka ndryshuar plotësisht axhendën për arsye sigurie. Fillimisht ai vizitoi manastirin Banjska nga ku kërkoi zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit pak ditë më parë në Mitrovicë. “I porosis shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve.

Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin” deklaroi Presidenti i Serbisë. Në 12:00 do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi. Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut. Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin.

Vizita e tij një ditore do të mbyllet në 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë. Vizita e tij vjen pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku Presidenti serb do të bëjë homazhe mesditën e sotme. Vizita e Presidentit të Serbisë zhvillohet në masa të forta sigurie, ndërsa mes dy vendeve është pezulluar dialogu pas vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë.

Artikulli paraprakVUÇIÇ ARRIN NË KOSOVË, NDRYSHON AXHENDËN, MASA TË FORTA SIGURIE
Artikulli tjetërMOTI, SHTRËNGATA TË FORTA SHIU E RESHJE DËBORE SOT DHE NESËR