Seancën e parë plenare të samitit të 22-të ministror të OSBE-së në Beograd e ka hapur kryesuesi Ivica Daçiç, njëherë ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili tha se i vjen mirë që “OSBE-ja u kthye në Beograd, pas viteve 1977 dhe 1978, kur kemi pasur mundësi për të pritur një takim të organizatës sonë në nivel global”.

Fjalim mbajti edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u bëri thirrje pjesëmarrësve të bëjnë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale të emigrantëve, dhe shprehu shpresën se rajoni i Ballkanit në të ardhmen mbetet i qëndrueshëm. “Ballkani është një fuçi baruti dhe një shkëndijë mund të ndezë gjithë rajonin. Më duhet të shpreh shqetësim për stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Serbia është e qëndrueshme, por është e mjaftueshme vetëm një krizë e vogël në rajon që e gjithçka të ndizet. Serbia me kokat e saj të përmbajtura do t’ia dalë. Megjithatë, situata e paqëndrueshme politike në Kosovë e frenon zbatimin e marrëveshjeve tona. Megjithatë, ne do të vazhdojmë dialogun me Prishtinën. Pavarësisht pengesave, lodhjes brenda BE-së dhe në Serbi, ne vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe jemi mirënjohës të gjithë atyre që na ndihmojnë”, përfundoi Vuçiç. Në samitin e OSBE-së marrin pjesë mbi 1.000 përfaqësues të delegacioneve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe 44 Ministra të Jashtëm.