Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nominuar për kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiç, pjesëtare të komunitetit LGBT.

Brnabiç po ashtu do të jetë gruaja e parë kryeministre në Serbi. “Vendosa të propozoj Ana Brnabiç si kryeministre në parlamentin e Serbisë,” u ka thënë gazetarëve presidenti serb Aleksandwr Vuçiç. Zgjedhja e Brnabiç duhet të kalojë për miratim zyrtar javën e ardhshme në parlamentin e Serbisë.

Vuçiç e quajti këtë vendim si ” vështirë të arritur por në interes të Serbisë dhe qytetarëve të saj”. Brnabiç është aktualisht Ministre e Administratës publike dhe Pushtetit lokal në Serbi. Emërimi i saj në postin e Ministres vitin e kaluar u përshëndet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe u konsiderua si historike për Serbinë, pasi sipas tyre komuniteti LGBT është përballur shpesh me diskriminim, ngacmim dhe dhunë në këtë vend.

Artikulli paraprak“RUSI 2017”, STARTON TË DJELËN ME NDESHJEN PORTUGALI-MEKSIKË
Artikulli tjetërTALAT XHAFERI “PËRPLASET” ME OPOZITËN NË KUVEND