Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd në kuadër të mbajtjes së samitit të radhës të “Ballkanit të Hapur”.
Presidenti serb Vuçiç ndau në Instagram imazhe ku ndodhej bashkë me kryeministrin Rama në të cilat shkruante se ishte krenar për miqësinë e krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkroi Vuçiç teksa ishin ulur në një lokal buzë lumit Sava.