Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar foto nga darka në Beograd që ka shtruar për kryeministrin Edi Rama, kryeministrine Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç dhe zv.jkryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov. Teksa i konsideron miq liderët e të tre vendeve, Vuçiç thotë se kjo është një miqësi për të ardhmen e të gjithë rajonit.

“Mbrëmje e mrekullueshme me miq nga rajoni Edi Rama, Zdravko Krivokapiç dhe Nikolla Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, shkruan Vuçiç.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“SHTHUREN” FINANCAT PUBLIKE, MË 2020 U REGJISTRUAN NË THESAR 430 MILIONË EURO PAGESA
Artikulli tjetërBABAI VRET TË DASHURIN E VAJZËS, KUR MËSOI SE IA KISHTE SHITUR PËR PROSTITUCION