EKZEKUTIVI SERB, MENDON QË KY PROJEKT PO DREJTOHET NGA QEVERIA SHQIPTARE. Për Serbinë zyrtare, Shqipëria e Madhe shihet ende si një projekt i qeverisë së vendit tonë.

Pavarësisht deklaratave të kryeministri Edi Rama se Shqipëia etnike është makth i serbëve dhe jo projekt i shqiptarëve, kryeministri Aleksandër Vuçiç këmbëngul në të kundërtën….madje, ky projekt sipas tij, duhet të jetë makth edhe i Komisionit Europian! Në një intervistë për median serbe DANAS, Vuçiç thotë se do të donte të besonte se qëndrimi i Ramës të ishte i vërtetë. Ai tha se Serbia i arrestoi të gjithë huliganët që sulmuan bizneset shqiptare në Serbi, por ndërkohë nga ana tjetër asnjë zyrtar shqiptarë nuk dënoi incidentin në ndeshjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri kur droni me flamurin e Shqipërisë së madhe fluturoi mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit. “Do të më pëlqente gjithashtu të kisha parë dënim të provokimit që u bë në ndeshje me futjen e dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe. Por nuk e kam dëgjuar këtë nga ana e zyrtarëve shqiptarë. Ndërkohë, siç e dini, asnjë zyrtar serb nuk e justifikoi ndërhyrjen e tifozëve, të gjithë ata që sulmuan bizneset shqiptare këtu u arrestuan. Dikush e organizoi atë. Duhet të presim sa të mësojmë se kush e ka organizuar, duhet vetëm pak durim. Megjithatë unë kam informuar Komisionin Europian tre orë para ndeshjes për ndonjë provokim të mundshëm…Shqipëria e Madhe duhet të jetë edhe makthi i tyre gjithashtu.. Pastaj thonë se janë të bashkuar për të hyrë në Europë, që është edhe politika e tyre”, përsëriti kryeministri Vuçiç.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/-5yXbBl7hlc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]