Rreth 2 km rrugë që lidhin fshatin Vukatanë me fshatin Gur i Zi, njëkohësisht qendër e njësisë administrative, po amortizohen dita-ditës.

Banorët e paktë që flasin për këtë problematikë shprehen se automjetet e tyre po dëmtohen si pasojë e aksit të amortizuar. As ndërhyrjet e njësisë administrative për riparim nuk kanë mjaftuar që rruga të mbahet në gjendje optimale.

Mungesa e sinjalistikës dhe rruga tejet e ngushtë vështirësojnë nga ana tjetër lëvizjen e automjeteve. Ky aks u ndërtua para 6 vitesh, por mesa duket punimet jo cilësore kanë ndikuar në dëmtimin e tij në një kohë kaq të shkurtër.

Artikulli paraprakSHKOLLAT, BASHKIA SIGURON NGROHJE
Artikulli tjetërRIFILLON PESHKIMI NË LIQENIN E SHKODRËS