Në lidhje me amortizimin e 2 km rrugë që lidhin qendrën e njësisë administrative Gur I Zi me fshatin Vukatanë, kreu I njësisë administrative pranon problematikat e shfaqura nga banorët.

Sipas tij, është marrë një garanci nga bashkia Shkodër për ndërhyrje në disa prej akseve më të amortizuara të njësisë. Njësia administrative Gur i Zi është një nga zonat më problematike përsa i përket infrastrukturës rrugore. Një aks tjetër ku janë hasur vështirësi lëvizjeje gjatë periudhës së dimrit është segmenti që lidh fshatrat Rragam dhe Sheldi.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET, DRANGU: JAM OPTIMIST PËR KËTË FAZË
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, TIRANA – VLLAZNIA 73-67