Mbi 1 Km rrugë lidhëse ndërmjet fshatrave Vukatanë dhe Juban në Njësinë Administrative Gur i Zi janë amortizuar totalisht duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve.

Pastrimi i kanaleve kulluese gjithashtu është ndërprerë në mes duke rrezikuar përmbytjen e tokave gjatë periudhave me reshje. Nga amortizimi i këtij aksi preken mbi 500 banorë që jetojnë në dy anët e rrugës, ndërsa investimet në infrastrukturë kanë munguar prej vitesh. Ndërhyrja e fundit madhore ishte në rrugën lidhëse ndërmjet fshatit Vukatanë dhe qendërës së njësisë administrative, aks që tashmë është drejt amortizimit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENTET, MBIKALIMET ‘BEZDISJE” PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërFEMRA, VLLAZNIA-JUBAN DANJA 7-0