Te verberit enden rrugeve ne kerkim te nje zyre e cila vazhdon te nje problem jo i vogel per ta.Kjo u vu re edhe gjate aktivitetit te fundit qe ata paten, teksa kampionatin lokal te shaut u detyruan te organizojne ne ambientet e qendres kulturore te femijeve.

Krytari i shoqates se te verberve Zef Vushaj e cileson te pafalshme mungesen e vemendjes nga institucionet vendore.Vushaj shprehet se Pavaresisht takimeve asgje konkrete nuk eshte bere.Shoqata e te Verberve te qarkut Shkoder me nje numer prej 800 anetareve prej kohesh ka qene nen zoterimin e nje zyre modeste e cila ndodhej vetem pak metra larg Bashkise Shkoder.Ne pamundesi per te paguar qerane e majme te ketij objekti Kryetari Vushaj rrefen se jane detyruar ta lirojne.E vetmja shprese e te verberve aktualisht eshte institucioni i Bashkise i cili ne baze te ligjeve duhet ti gjeje kesaj kategorie nje zyre te posacme .Gjithsesi te verberit ne Shkoder nuk e humbin shpresen edhe pse qe prej shtatorit jane te detyruar te mblidhen rrugeve per te zhvilluar mbledhjet apo takimet rutine qe zhvillojne gjate vitit.

Artikulli paraprakPROBLEMET ME FATURAT E UJIT, MARZOGU: MË ËSHTË BËRË PADREJTËSI
Artikulli tjetërADA E PARAFUNDIT, MUNDET NË SHTËPI 0-1 NGA ERZENI