Pistë e re për Joao Mario. Mesfushori portugez i cili nuk po përshtatet me skemat e Luciano Spaletti tek Interi,është vënë në krye të dëshirave të skuadrës angleze të West Ham. Siç bëjnë me dije dhe mediat angleze, tekniku i “çekiçëve” David Moyes e përlqen shumë lojën e futbollistit duke e vendosur 25 vjeçarin në krye të dëshirave të tij.

Drejtuesit e West Ham janë gati t’ia plotësojnë dëshirën teknikut 54 vjeçar që këtë merkato janari dhe pritet që t’i bëjnë një ofertë prej 35 milionë euro Interit.

Artikulli paraprakREFORMA E UJIT,RAMA: NGA 1 SHKURTI NIS NDËSHKIMI
Artikulli tjetërTURIZMI, MINISTRI KLOSI TAKIM NË PREFEKTURË