
Që prej datës 16 tetor edhe në qytetin e Shkodrës ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal që bëhet gjatë stinës së dimrit. Deri më tani interesi për t’u vaksinuar ka qënë në nivele të larta thotë kryevaksinatori në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Shkodër, Arben Xhabija. Ndërsa bën të ditur se janë vaksinuar rreth 9 mijë qytetarë.
Kryevaksinatori Xhabija ka treguar edhe disa prej kategorive të cilat nuk duhet ta neglizhojnë vaksinën kundër gripit.
Një thirrje shkon edhe për të gjithë personat me sëmundje kronike që të aplikojnë vaksinën kundër gripit sezonal.
Qytetarët të cilët duan të marrin vaksinën anti grip mund të paraqiten pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor për ta aplikuar.


