Xhaçka takon Lu: Diskutuam për partneritetin e sigurinë në vend

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Mes ministres shqiptare dhe ambasadorit amerikan është biseduar për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve në funksion të forcimit të partneritetit dhe sigurisë në vend. “Sot pata kënaqësinë të takohem me përfaqësuesit e lartë të aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ambasadorin Donald Lu, biseduam mbi bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve në funksion të forcimit të partneritetit dhe sigurisë në vend” shkruan Xhaçka në Facebook.

Artikulli paraprakVDESIN AKSIDENTALISHT DY PERSONA, NJËRI BIE NGA SHKALLËT, TJETRI NGA PEMA
Artikulli tjetërRAMA NË OKB: PRESIM QË BE TË HAPË RRUGËN PËR NEGOCIATAT