
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Zyrtari i lartë u takua fillimisht me homologun e tij shqiptar Fatmir Xhafaj dhe më pas me presidentin e republikës Ilir Meta. Ndërkohë, sot pritet që Guardia di Finanza të bëjë me dije rezultatet e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis”.






