Eshte zbardhur skenari i opozitës që synon largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nën drejtimin e Lulzim Bashës, opozita zhvilloi sot një takim në selinë blu, ku të pranishëm ishin Kryemadhi, Mediu, Ndoka dhe Dashamir Shehi.

Mesohet se nesër opozita do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin me cdo kusht të Fatmir Xhafajt.

Ndërsa ditën e enjte do të bllokohet parlamenti, ashtu sikur ndodhi edhe një javë më parë. Aksionet opozita i ka nisur që ditën e sotme, pasi i gjithë grupi i PD është paraqitur në komisionet parlamentare duke bllokuar punimet.

Opozita kërkon largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi e akuzojnë se ka mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, i cili është i dënuar nga drejtësia italiane me 7.2 vite për trafik droge.

Partia Demokratike publikoi dje një përgjim ku pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit takon një trafikant droge dhe e orienton atë se ku duhet të gjente lëndë narkotike për ta trafikuar drejt Italisë.

Një ditë më parë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj kishte depozituar kallëzim penal për tre zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova.

Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në përgjimin e publikuar dje nuk është i tij.

Demokratët pretendojnë gjithashtu se Xhafaj ka ndryshuar nenin 491 për ekstradimet, pikërisht për të mos lejuar dorëzimin te autoritetet italiane të vëllait të tij.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHA: FATMIR XHAFAJ TË JAPË DORËHEQJEN, PROKURORIA TA HETOJË
Artikulli tjetërTAHIRI NË GJYKATË: PËR MUA ËSHTË NJËSOJ ARREST SHTËPIAK ME ARREST NË BURG