Alban Xhaferi mendon se është ende shumë herët për të bërë diskutime rreth titullit kampion në Shkodër, pavarësisht startit të mirë të kampionatit që kanë bërë shkodranët. Presidenti i kuqebluve foli para gazetarëve për situatën e skuadrës, që shpreson të vazhdojë me ritëm të lartë për të arritur në fund trofeun e shumëpritur në Shkodër. Në fjalët e tij, Xhaferi u “tërhoqi veshin” lojtarëve të Vllaznisë, teksa tha se ata duhej ta zgjidhnin më përpara ndeshjen me Teutën
Xhaferi tha se Elbasani po bën diçka të veçantë në këtë kampionat, ndërsa shtoi se dy legjendat kuqeblu siç janë Edi Martini dhe Vioresin Sinani do të bëjnë maksimumin për të arritur objektivin e Vllaznisë.

Artikulli paraprak2 NË KËRKIM DHE 1 I PROCEDUAR NË LEZHË
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË QEVERI: RIFUTET NË QEVERI EDONA BILALI, EMËROHET ZV.MINISTRE E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË