
Në kuadër të 558-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Biblioteka Publike “Marin Barleti” në Shkodër organizoi një takim me nxënës të shkollave 9-vjeçare, ku i ftuar ishte shkrimtari Xhahid Bushati. Takimi u fokusua te figura e heroit tonë kombëtar Skënderbeu në letërsinë për fëmijë, duke synuar afrimin e brezit të ri me historinë dhe vlerat kombëtare përmes librit dhe leximit.
Xhahid Bushati bëri të ditur se pritet të botojë së shpejti një antologji për fëmijë, ku do të përfshihen edhe krijime kushtuar figurës së Skënderbeut.
Ndërkohë, shkrimtari u shpreh se si figura e Skënderbeut në tekstet shkollore nuk është e përfshirë në mënyrë të mjaftueshme.
Aktiviteti u vlerësua si një nismë e rëndësishme kulturore për forcimin e lidhjes së nxënësve me trashëgiminë historike dhe letrare shqiptare.






