Dita e premte ka rezervuar shumë surpirza sa i përket tre ndeshjeve që janë zhvilluar duke nisur në orën 14:00 me takimin e parë Brazil – Kosta Rika e cila ka përfunuar në rezultatin 2-0 në favor të brazilianëve me gola të shënuar në minutat shtesë nga Coutinho dhe Neymar.

Ndërkohë në orën 17:00 janë ndeshur në fushën e blertë Nigeria me Islandën dhe në përfundim të 90 minutave lojë me dy gola të shënuar rezultati fliste në favor të nigerianëve.

Ndeshja e darkës ajo e orës 20:00 ka rezervuar emocione pa fund mbi të gjitha për shqiptarët. Rezultati përfundimtarë i ndeshjes ishte 2-1 ku protagonistët kryesorë të takimit ishin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Festa ishte legjitime jo vetëm për zvicerianët, por edhe për shqiptarët anë e mbanë botës. Të dy festuan duke bërë me duar shqiponjën dy krenare dhe kaq mjaftoi që edhe në Zvicër festa e shqiptarëve të vazhdonte deri në orët e para të mëngjesit.

Kjo gjë u komentua shumë në media kombëtare e ndërkombëtare me titujt bombastik. Shaqiri kishte vendosur edhe flamurin e Kosovës në këpucën e tij përveç flamurit të Zvicrës.

Pas përfundimit të ndeshjes, 26-vjeçari që tani luan në Premier League te Stoke City, u shpall lojtari i ndeshjes nga FIFA. Shaqiri është përfshirë në 5 nga 6 golat e fundit te helvetikëve në Botëror, 4 gola dhe 1 asist.

Me këtë sukses Zvicra ngjitet në kuotën e 4 pikëve, aq sa Brazili në krye dhe tani është shumë afër kualifikimit, teksa Serbia me këtë humbje i thotë lamtumirë Botërorit.

Ndërkohë ndeshjet e ditës së sotme do të sjellin përballë njëra-tjetrës Belgjik-Tunizi, Gjermani-Suedi dhe Kore e Jugut-Meksikë.

Artikulli paraprakSHIU SHFAQ PROBLEMET NË PALLATET E “TEPES”
Artikulli tjetërCHAMPIONS LEAGUE, VLLAZNIA NJIHET ME KUNDËRSHTARET