Fëmija me inicialet B. M., nga një fshati Dragostun i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati Methasa. Denoncimi ka mbërritur nemedia  nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.

 

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit. Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar. “Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai. Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”.

Artikulli paraprakMAKINA AKSIDENTON PUNONJËSEN E POLICISË
Artikulli tjetërBRENDA NATES VIDHEN 3 BIZNESE