“Është një përgjegjësi e madhe dhe do jemë gjithnjë në shërbim të qytetarëve”. Kështu e komenton postin e partë politik Xhemal Bushati teksa u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak me 28 vota përballë 22 votave të Luan Hetës.I pyetur për garën brenda PD për kandidaturën për këshillin bashkiak, Bushati thotë se ai ka qenë kandidatura e vetme.

Sa i përket këshillit aktual, Bushati nuk bën krahasime dhe shpreson që ky këshill të lërë gjurmë në zhvillimin e qytetit.Zgjedhja për kryetarin e këshillit bashkiak u stërgjat me vonesa të pakuptimta duke e shtyrë për më shumë se dy orë mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak. Pas shumë debatesh Xhemal Bushati arriti të fitojë me 28 vota.

Artikulli paraprakDRAMA E 23 VJEÇARES SHQIPTARE NË GJERMANI
Artikulli tjetërVLLAZNIA, ADEMI E PRANON SI NJË SFIDË TË SAJËN