
Eshte bere pjese e skuadres Perak qe prej disa muajsh, nderkohe qe nuk harron vesin e tij te zakonshem, ate te shenimit te golave.
Xhevahir Sukaj konfirmohet si një lider dhe te skuadra e tij e re në Malajzi, Perak, teksa i dha fitoren në kampionati formacionit të tij duke shënuar një dy golësh. Sukaj, që kishte realizuar dhe në Kupë u përsërit dhe në kampionat duke shënuar dy golat në suksesin 2-1 në transfertë të formacionit të tij ndaj Pahang, me vendasit që luajtën që prej minutës së 13-të me 10 vetë. Sulmuesi shkodran arriti të zhbllokojë ndeshjen në të 29-tën duke i dhënë epërsinë të tijve. Pahang, që mban vendin e fundit në kategori, barazoi me Jailton në minutën e 31-të por në pjesën e dytë Perak gjeti sërish shpëtim te Sukaj që në minutën e 74-tërt vulosi fitoren e të tijve me rezultatin 2-1. Ky ishte suksesi i katërt për Perak në këtë kampionat, që ngjitet në kuotën e 17-të pikëve në vendin e 6-të por gjithsesi shumë i shkëputur nga ekipet kryesues.






