Dhe më në fund zyrtarizohet rikthimi i Xhevahir Sukaj tek Vllaznia. Emri i tij doli në skenë si një nga lojtarët e dëshiruar tek skuadra kuqeblu akoma pa përfunduar mirë faza e parë e Kategorisë Superiore. Pavarësisht se ka qënë vetë sulmuesi shkodranë që deklaroi dëshirën e tij për tu rikthyer në shtëpi e kjo gjë dukej e vendosur tashmë por mbetej vetëm firmosja e kontratës së tij për ta përmbyllur këtë episod.

Por edhe pse pritej që Sukaj të firmoste me Vllazninë mbase që në datën 1 janar të vitit 2018 për shkaqe të ndryshme kjo firmë më në fund u hodh sot dhe tashmë zyrtarisht Xhevahir Sukaj mund të quhet blerja e parë e merkatos së janarit tek Vllanzia.

Lojtari ka firmosur kontratën e re bashkë me administratorin Astrit Gjyrezi, kontratë që e lidh atë me klubin kuqeblu deri më 31 maj të këtij viti. Natyrisht ardhja e një lojtari të tillë me shumë vlera, do të jetë një plus i madh per skuadrën për në vazhdimin e pjesës së mbetur të kampionatit. 30-vjeçari tashmë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka para nisjes në fazën përgatitore të Ulqinit.

Sulmuesi do të takohet me skuadrën dhe pritet të dalë edhe në stërvitje me ekipin. Ai është një përforcim i i shumëpritur në klub, pasi problemet e Vllaznisë në sulm kanë qenë të theksuara. i rëndësishëm është fakti që shkodranët kanë nisur merkaton. Ai rikthehet në Shkodër pas 5 vitesh.

Artikulli paraprakKURBIN, MBESIN NË BURG DY NGA TRE DJEMTË QË QËLLUAN ME AUTOMATIK MË 31 DHJETOR
Artikulli tjetërDENONCIMET SHKARKOJNË 8 PUNONJËS NË HIPOTEKA