Postimi i Xhevdet Amulit

Neodiktatori Rama vijon shown politik në Shkodër. Me koshiencën e tij të plotë që në Shkodër nuk e duan,Edi Rama vjen sot për të vijuar shown e tij mediatik të vaksinave si një neodiktator duke rrethuar çdo rrugicë,bllokuar qarkullimin në qytet,e detyruar arsimtarët të vaksinohen me një vaksinë si “AstraZeneca” që ka shkaktuar vdekje dhe komplikacione të panumërta në të gjithë Europën.

Ai aktron si shpëtimtari i shkodranëve e shqiptarëve,kur në një kohë paralele të vetmit persona që e ndjekin nga pas janë administrata dhe militantat e partisë së tij.

E vetmja armë që i ka mbetur për të bërë fushatë janë vaksinat të cilat haptasi po i përdor për fushatën e tij,pasi jo vetëm në Shkodër por në mbarë Shqipërinë nuk mund t’i kërkojë votat ndryshe. Votat që i kërkon për të vijuar të shkretojë e të shkatërrojë më tej !

Ndryshimi po vjen dhe me 25 Prill,Edi Rama do të marrë ndëshkimin e merituar ! Me 25 Prill VOTAT e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve do e ndëshkojnë qeverinë Rama,që pa dyshim është në grahmat e fundit !

#partiademokratikeshkodër #PD #ShqipëriaFITON #XhevdetAmuli