
Po shkon drejt fundit procesi gjyqësor ndaj të ashtuquajturve “grupi i xhihadistëve”.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prokuroria ka dhënë pretencën e saj për 9 të pandehurit, duke kërkuar gjithsej, 152 vite burg. Dënimi më i rëndë është me 20 vite burg, masë e cila kërkohet ndaj 3 personave, përfshirë imamin Genc Balla. Ata akuzohen për përfshirje në aktivitete që dërgonin luftëtarë shqiptarë në Lindjen e Mesme, posaçërisht në luftën në Siri. Sipas dosjes së Prokurorisë, janë siguruar prova të mjaftueshme se të pandehurit, kryesisht në vitin 2013, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm Shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë. Tre janë veprat penale, për të cilën akuzohen 9 të pandehurit, si është “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”, “Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”. Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim (I pandehuri i Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.


