Është mbyllur pa gola surpersfida e javës së 23-të mes Vllaznisë dhe Kukësit. Shkodranët e Brdariç, dogjën një shans të artë, për t’u shkëputur në krye, teksa nuk arritën të përfitonin nga ndalesat e Partizanit, Teutës dhe Laçit.

Dashamir Xhika, ishte heroi që i mohoi triumfin shkodranëve. Gardiani kryeqytetas priti gjithçka, teksa rasti më kulminant ishte ai i minutës së 71-të, kur Xhika arriti të neutralizonte 11-metërshin e Demir Imerit.

Ndërkohë për sa i përket verilindorëve, edhe ata patën shanset e tyre me anë të Ibraimit, por nuk arritën t’i shfrytëzonin. Me këtë barazim, Vllaznia vijon të kryesojë me 1 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi. Ndërkohë Kukësi i Josës është pozicionuar në vendin e 6-të me 31 pikë.

Artikulli paraprakFOTO/ ZBULOHET SLOGANI I FUSHATËS ELEKTORALE TË PS: SHQIPËRIA E ARDHMJA JONË!
Artikulli tjetërRAMA IU THOTË ‘1000 HERË FALEMINDERIT’ HYSIT DHE GJERMENIT: HYJNË NË NJË KATEGORI SHUMË TË VEÇANTË FISNIKE TË POLITIKËS