Xhiron gomat në derën e aeroportit shoferi i ‘çmendur” burim aksidenti

Në zonën që konsiderohet më siguri të lartë, pasi është shumë pranë aeroportit të Rinasit, një drejtues mjeti me një ‘BMW’ të bardhë me targa italiane ka xhiruar gomat për disa minuta. Manovrat në rrethrrotullim bllokuan qarkullimin, ndërsa makinat e tjera prisnin që ai të mbaronte ‘driftin’ me ‘BMW’ luksoze për të vazhduar. Por regjistrimi i lëvizjeve dhe xhirimi i gomave mund t’i hapin punë të riut, pasi është lehtësisht i identifikueshëm për ta proceduar