Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano, mbajti një fjalë prekëse në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. Ajo e përshkroi ditën e sotme si më të errëtën e jetës së saj, duke kujtuar me dashuri, mirënjohje dhe krenari njeriun me të cilin ndau një çerek shekulli jetë, ëndrra, shpresa dhe sfida të përbashkëta.

“Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës, po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerek shekulli jetë, më lidhen shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditë që s’do dëshiroja ta jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e një çerek shekulli më parë unë, një vajzë fare e re me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di: kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër nga ajo që jetonim asaj kohe, të një Shqipërie që lipej të largohej me urgjencë nga tradita shekullore e barbarisë dhe të fitonte një kurs tjetër, civil, modern dhe europian. Të gjitha këto do t’i gjej te Fatosi”, tha Xhoana Nano.

Artikulli paraprakHOMAZHET PËR FATOS NANON, KRYEMINISTRI RAMA MBËRRIN NË CEREMONI I SHOQËRUAR NGA BASHKËSHORTJA
Artikulli tjetërFJALIMI PREKËS I TË BIRIT: FALEMINDERIT KAMPION