Xiaomi ka debutuar me telefonin e ri Xiaomi Mi 5s i cili do të vijë i fuqizuar me procesorin Qualcomm Snapdragon 821.

Pajisja sjell ekran të madhësisë 5.15 inç me rezolucion prej 1920×1090 pikselësh, RAM memorie prej 6GB dhe zgjedhje mes hapësirës së brendshme prej 64GB ose 128GB. Specifikat tjera të Mi 5s përfshijnë baterinë e kapacitetit 3400 mAh, lidhjen 4G dhe sensorin e gishtërinjëve. Poashtu, ekziston edhe modeli me ekran më të madh i cili thirret Xiaomi Mi 5s Plus dhe ka ekran të madhësisë 5.7 inç dhe kamerën duale prej 13MP. Detajet më të hollësishme rreth telefonit të ri të Xiaomi mund t’i gjeni në ueb faqen zyrtare të kompanisë.

Artikulli paraprakSULMOHET ME BOMBË NJË XHAMI NË GJERMANI
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E TURIZMIT, PANAIR NË SHKODËR