Xiaomi ka njoftuar se së shpejti do të nxjerrë në treg dy celularë: Mi A2 dhe Mi A2 Lite.
Të dy telefonat kanë trashësi 7.3 mm, procesor Snapdragon 660, një konfigurim të dyfishtë kamera 12 dhe 20 megapiksel dhe një bateri 3 000 mAh. Mi A2 ka 128 GB hapësirë dhe 6GB RAM.

Mi A2 Lite është një variant më i vogël dhe më i lirë, me një ekran LCD, një procesor Snapdragon 625, kamera të dyfishtë 12 dhe 5 megapikselë, një kamerë 5 megapikselësh dhe bateri 4000 mAh. Është 8.75 mm i trashë, me 64 GB hapësirë dhe 4GB RAM.

Telefonat Mi A2 do të shiten fillimisht në Spanjë, pas zgjerimit të Xiaomi në këtë vend vitin e kaluar. Mi A2 do të kushtojë 249 euro, ndërsa Mi A2 Lite do të kushtojë 179 euro.

Artikulli paraprakKALAMISHI: AKUZAT POROSI E BANDAVE TË QEVERISË
Artikulli tjetërKUKËSI KËRKON FITOREN NDAJ QARABAK