Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka vënë theksin në sigurinë e kufijve, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me sigurinë globale. Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-mbetet e palëkundur duke mbështetur zbatimin e ligjit në Shqipëri.

Yuri Kim tha se, grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, e ndaj ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve.

Ndërkohë ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Sophia Philippidou tha se pika kufitare e Kakavijës është një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONCERT NGA GRUPI “THE FOUR BAND DOC”
Artikulli tjetërINSTAT: GRATË PREFEROJNË TË LINDIN PAS TË 30-TAVE