Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka pritur në një takim ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Takimi është bërë publike nga ambasada amerikane e cila thekson se kryediplomatja e SHBA nxiti ministren Spiropali që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

“Gjatë takimit të tyre më 12 shkurt, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nxiti Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar reformën zgjedhore dhe nënvizoi se shqiptarët prisnin që tryeza e negociatave të prodhonte rezultate”, njofton ambasada amerikane.