Ish ambasadorja amerikane, Yuri Kim e cila është në rolin e ndihmës sekretares se Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, është takuar me kryeministrin Edi Rama në New York. Ka qenë Kim ajo që që ka ndarë një fotografi me kreun e qeverisë ndërsa shkruan se me kryeministrin diskutuan rreth mënyrave me anë të të cilave mund të forcohen më tej marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama në #UNGA78 , ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në #Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”, ka shkruar Yuri Kim.

Artikulli paraprakPLAGOSI EFEKTIVIN E “SHQIPONJAVE”, BALLA REAGON PAS ARRESTIMIT TË AUTORIT
Artikulli tjetërRUSIA VENDOS NDALIMIN E PËRKOHSHËM TË EKSPORTEVE TË NAFTËS DHE GAZIT, JA CILAT VENDE CENOHEN