
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajn.
Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, si dhe mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për përmirësimin e taksimit, transparencës dhe llogaridhënies.
“Dje u takova me Ministren e re të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ta uruar për emërimin e saj. Shtetet e Bashkuara nxisin Shqipërinë për të forcuar masat kundër pastrimit të parave, sipas rekomandimeve: Thelbësore për luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, dhe do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqinj. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim.
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1446466498562871296?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1446466498562871296%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fambasadorja-kim-takon-ministren-e-financave-forconi-masat-kunder-pastrimit-te-parave-dhe-llogaridhenies%2F






