Tingujt e Za Fest pushtuan Kalanë “Rozafa” duke krijuar një atmosferë fantastike .
Nën qiellin e hapur dhe me një pamje mbresëlënëse të qytetit, u zhvillua nata e dytë e “Za Fest” e cila përmes muzikës, përcolli art dhe emocion.

Artistë të njohur vendas dhe të huaj performuan live, duke krijuar një atmosferë të veçantë për publikun që kishte mbushur hapësirat e kalasë.

Për autorin e Za Fest, Vlashent Sata ky festival tashmë është rikthyer në një aset kulturor që çdo vit perfeksionohet në çdo detaj .

Za Fest vazhdon të sjellë një përvojë ndryshe për të gjithë ata që duan të jetojnë artin në një ambient unik, mes historisë dhe natyrës.

Artikulli paraprak12-VJEÇ NË TIMON, PROCEDOHET I MITURI NË SHKODËR
Artikulli tjetër“DËSHMPËRBLIMI ZGJATË MË SHUMË SE DIKTATURA”