Muzika pushtoi mbrëmjen e së shtunës Kalanë e Rozafës, ku u mbajt nata e tretë dhe përmbyllëse e Zâ Fest X, edicioni jubilar i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore dhe muzikore të sezonit veror në Shkodër.

Qindra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në skenën e ngritur brenda mureve të kalasë për të shijuar performancat artistike dhe atmosferën unike që solli festivali. Nata finale u karakterizua nga emocione, duartrokitje dhe një pjesëmarrje e madhe e publikut, duke e kthyer Kalanë e Rozafës në qendrën e muzikës dhe kulturës.

Me përmbylljen e edicionittë 10-të, Zâ Fest konfirmoi edhe njëherë statusin e tij si një nga aktivitetet kulturore e muzikore më të rëndësishme të verës në Shkodër, duke promovuar artin, trashëgiminë dhe turizmin e qytetit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLAGOSET 22-VJEÇARI NË KURBIN, NË KËRKIM AUTORI
Artikulli tjetërMIQËSORJA OTRANT-VLLAZNIA, FITOHET NGA ULQINAKËT 2-1