ISH MINISTRJA E BRËNDËSHME, DEKLAROI SE PËR 1 ORË MUND TË SPASTROJË SHQIPTARËT. Në mes të krizës politike që u përkeqësua pas ngjarjes së rëndë në Kumanovë fundjavën e kaluar, lideri i opozitës, Zoran Zaev, ka publikuar një tjetër seri përgjimesh, ku tashmë ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, shprehet në më shumë se një rast se për një orë mund ta spastrojë Maqedoninë nga shqiptarët, por nuk ka ardhur ende çasti i duhur.

Ndërsa flet me ish-shefin e kabinetit Gruevski, Martin Protugjer, Jankullovska i shpreh atij mendimin që ka për shqiptarët. “Duhet t’i pastrojmë llogaritë përgjithmonë me ta. Nëse duam të tregojmë kush është më i fortë, për një orë duhet t’i shkatërrojmë, por nuk duhet të tregojmë tani muskujt” Në një tjetër përgjim, këtë herë teksa flet me bashkëshortin Vllatko Ilievski, Jankullovska i ankohet se shqiptarët po e nervozojnë shumë. Ndërsa gjatë një bisede me ish-shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, ajo dëgjohet të aprovojë edhe propozimin e tij.Sipas Zaev, këto dëshmi tregojnë edhe një herë fytyrën e vërtetë të qeverisë Gruevski.Ai apeloi që qytetarët e Maqedonisë të mos bien pre e këtyre skenareve dhe të qendrojnë të bashkuar në protestën e radhës, të dielën më 17 maj, deri sa të arrihet qëllimi për rrëzimin e Gruevskit nga pushteti.Ai njoftoi gjithashtu se në përgjimin e radhës do të zbulojë se si rasti “Mostra” ku shqiptarët akuzohen se kanë vrarë pesë maqedonas, është inskenuar nga Gruevski për të shkaktuar trazira ndëretnike.Fyerje të rënda të shqiptarëve dhe mosdurim ndaj tyre janë pjesë të përgjimeve të publikuara sot nga opozita maqedonase sot.

Artikulli paraprakMALËSIA E MADHE, NJË GARË NË HESHTJE TË PLOTË !
Artikulli tjetërKAMERON: SKA MË REFERENDUM PËR SKOCINË