Djali i Kryeministrit Rama, Zaho feston sot 1 vjetorin e lindjes së tij. Festa për djalin e vogël të familjes kryeministrore do të jetë private dhe vetëm me familjarët më të afërt. Zaho erdhi në jetë 4 vjet pas martesës së Kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, ndërkohë që secili ka patur nga një fëmijë nga martesat e mëparshme.

Që pas lindjes së tij nuk ka patur fotografi të shumta pasi ka qenë zgjedhja e Kryeministrit dhe bashkëshortes së tij që vogëlushi të mos ekspozohet më tepër seç duhet . Foton e parë të tij e ka publikuar vetë Rama dhe ka qenë dorë e vockël e djalit të porsalindur. Më pas vëllai i tij Gregu dhe motra Rea publikuan foto të vogëlushit të porsalindur dhe momenteve me të.   Vogëlushi Zaho ka marrë bekimin e Atit të Shenjtë që në çastin që ka qenë në barkun e së ëmës gjatë vizitës së Ramës në Vatikan. E njëjta gjë ndodhi edhe pas lindjes së tij kur Papa i shenjtë ktheu vizitën në Shqipëri. Mjaft kuriozitet dhe spekulime mediatike ka patur edhe sa i përket emrin të tij. Ka qenë vetë kryeministri Rama, i cili ka shpjeguar domethënien e emrit Zaho. Ai  është një emër i vjetër, shumë i përdorur. Një arsye tjetër ka qenë edhe sepse është një emër i përdorur nga të dyja fetë, myslimanë dhe të krishterë. Më e lidhur akoma me këtë emër është një legjendë, nga bregu, në Vuno, prej nga është edhe nëna e Edit. Legjenda e Zaho Kokës ka qenë shumë prezente, Zaho Koka ka qenë një personazh që ka  luftuar për liri dhe dha jetën për Dashuri.

Artikulli paraprakAUDITIMI I SUBJEKTEVE ZGJEDHORE DHE KANDIDATËVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA SOT MIQËSORE ME EKIPIN E DEÇIÇ