Është mbajtur në Prizren edicioni i 29 i festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”.

Në këtë kompeticion morën pjesë këngëtarë nga Kosova dhe Shqipëria ku në përfundim të tij janë shpërndarë shumë çmime. Nga Shkodra ka qënë këngëtari Ilsi Ademi i cili mori pjesë me këngën “Zambaku e lulebora” ku rrëmbeu çmimin “Interpretimi më i mirë”.