Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit.

Takimi vjen në një kohë kur kreu i qeverisë ka iniciuar një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, ndërsa pritet të kërkojë bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor.

Lidhur me këtë aksion Rama tha se: “Në Theth ka pasur një bum ndërtimesh pa leje”, teksa shtoi se “Ermal Dredha dhe administrata në Vlorë sytë gjysmë të mbyllur”.

Fokusi i takimit, siç mësohet, do të jetë tek problematikat gjatë sezonit veror dhe tek administrimi më efikas.

Do të diskutohet për Paketën e Maleve, legalizimet dhe regjistrimin e tokave bujqësore, rolin e bashkive në bujqësi, kontrollin e territorit, financat vendore, bashkëpronësia dhe roli i bashkive në negociata dhe anëtarësim në BE.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROKURORJA GJELI LETËR KLP-SË: JAM E GATSHME TË PËRGJIGJEM PARA ÇDO INSTITUCIONI
Artikulli tjetërRAMA I PËRGJIGJET PROKURORES GJELI: KA BËRË NJË ESE FILOZOFIKE