Zaptimi i kanaleve kulluese dhe vaditësë nga qytetaret është kthyer në shqetësim në shumë zona të Bashkisë Lezhë. Problematika më e madhe paraqitet në Njesinë Administrative të Shënkollit, ku në fshatin Alk kanali me gjatësi prej 300 metrash është zaptuar dhe mjetet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Kullimit në Bashkinë Lezhë e kanë të pamundur për të ndërhyre. Banoret kërkojnë që të gjendet zgjidhje, pasi në këtë situatë po përmbyten sa herë ka reshje shiu e po ashtu kanë dhe problem me vaditjen.

Problematika të ngjashme po hasen në shumë zona, ku kanalet janë mbyllur plotësisht dhe kthyer në tokë bujqësore.Bashkia Lezhë bën më dije se në çdo rast po kryhen verifikimet dhe nuk do të tolerohet bllokimi i kanaleve nga banoret.

Aktualisht, po kryhen punime në një territor të gjerë të Njësisë Administrative Shënkoll, një zonë që historikisht ka pasur probleme me përmbytjet dhe vaditjen e tokave bujqësore.

Artikulli paraprakBERISHA NË KUVEND: RAMA TË KTHEHET NGA DURRËSI, SILLNI LIGJIN KUNDËR SOROSIT QË TA VOTOJMË
Artikulli tjetërINTELIGJENCA ARTIFICIALE PËR INTEGRIMIN NË BE, RAMA: PËRSHPEJTON PROCESIN, HAPIM SË SHPEJTI GRUPKAPITULLIN E 3