
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve, i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe kishte pasur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij. Sipas të dhënave, i plagosuri i kishte kërkuar autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e makines para portes se shtepise se tij. Por I riu është përgjigjur me të shtëna, duke qëlluar dy herë me pistoletë, ku njëri nga plumbat e ka kapur në krah Pjetër Markun. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.






