
Kryeministri vendit Edi Rama do të jetë I pranishëm në Shkodër ditën e hënë ku do të shohë nga afër disa investime që po zhvillohen por dhe që pritet të nisin shumë shpejt në Shkodër .
Star Plus ka zbardhur agjendën e kryeministrit që pritet të nisë në rrugën e Komanit , një investim I rëndësishëm I prezantur më herët nga drejtuesi politik I partisë socialiste në Shkodër Benet Beci I cili pritet ti japë hov të madh zhvillimi të gjithë zonës .
Më pas në bashkinë Shkodër, pritet të zhvillohet takim me sipërmarrësit dhe bizneset në Shkodër për të prezantuar projektet e mëdha zhvillimore për qytetit.
Në agjendë përfshihet dhe inspektimi në investimin që po kryhet nga bashkia Shkodër në rrugë në zonën e Fermentimit por dhe në rrugën Shirokë-Zogaj, një aks strategjik që lidh Shqipërinë me Malin e Zi .
Në përmbyllje të vizitëtës së tij në Shkodër , kryeministri Rama do zhvillojë takim me struktuart e partisë Socialiste duke ndëzur kështu motorrët e fushatës elektorale .
Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Rama në Shkdra për vitin 2025.