Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Shpallet në kërkim një 47-vjeçar, i dyshuar si autori i ngjarjes, i cili pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë, nën kërcënimin e armës, edhe automjetin e 22-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.07.2026, bazuar në provat e siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit V. P., 22 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore rezultoi se autori, pas plagosjes, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i marrë 22-vjeçarit, nën kërcënimin e armës, automjetin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Punohet intensivisht për kapjen e autorit dhe gjetjen e automjetit të 22-vjeçarit.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFLUKS REKORD NË MORINË, MBI 45 MIJË QYTETARË TË KOSOVËS HYJNË NË SHQIPËRI BRENDA 27 ORËVE
Artikulli tjetër“BESA JONË S’KA LIDHJE ME TA”, RAMA U PËRGJIGJET KRITIKËVE PËR “BULEVARDIN E FLAMINGOVE”