Një vit pas ngjarjes, policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj, 75 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2017 dhe nga spitali u trajtua si vdekje natyrale.

Policia bën të ditur se burri 75-vjeçar mbyti me litar bashkëshorten e tij 73 vjeçe, pasi ekspertët kanë gjetur një shenjë në qafë.

Nga përgjimet telefonike që i janë bërë të moshuarit, ai i ka thënë vëllezërve të tij se e ka vrarë gruan.”Pas një pune hetimore disa mujore  nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të merret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos”, sqaroi policia.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakDY MIJË EURO PËR NJË VEND PUNE NË ZYRAT E OSHEE-SË, ARRESTOHET ÇIFTI I SEKSERËVE
Artikulli tjetërPASI GRABISNIN, PËRDHUNONIN GRATË NË SYTË E FËMIJËVE ,SHQIPTARET RREFEJNE NE GJYKATE