Policia ka arritur te zbardhe plagosjen ndodhur paraditen e se premtes ne zonen e Fushe-Kuqes ne Kurbin.Sipas bluve pas veprimeve hetimore te kryera, ka rezultuar se shtetasi Akil Tahiri është konfliktuar, për motive të dobëta, me shtetasin Fation Cobelita (alias Fation Staka) i cili dyshohet se ka plagosur 35-vjeçarin.Ndërsa shtetasi Renato Marku 26 vjeç, ka shoqëruar në spital 35-vjeçarin dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte.
Po nga veprimet rezulton se, rreth orës 10:20, në spitalin e Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë me armë zjarri (pistoletë) 35-vjeçari dhe mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve Fation Cobelita (alias Fation Staka) 40 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe shetasi Renato Marku 26 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. I., 58 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka kryer detyrën e tij funksionale.
Në bashkëpunim me organin e akuzes vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndersa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTAKIM PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË