Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Zoomed In”, duke zbardhur autorësinë dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me lëndë plasëse automjeti i një punonjësi policie.
Si rezultat i hetimeve intensive, është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi Fatjon Rrika, 32 vjeç, i cili rezulton me precedent penal në Itali për vjedhje me armë.32-vjeçari u kap në fshatin Zhejë te Kurbinit, teksa lëvizte me ciklomotorin që dyshohet se kishte përdorur për të shkuar në vendngjarje ditën e shpërthimit.Sipas Policisë, identifikimi i tij u bë falë analizimit të pamjeve filmike të siguruara në akse të ndryshme rrugore. Ngjarja ndodhi mengjesin e 15 marsit, ku ju vendos lende plasëse automjetit te agjentit te krimeve ne Drejtorine Vendore te Policise Lezhe Gentjan Gjetja. Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për babanë e të arrestuarit, shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë gjahu pa leje.Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale ciklomotorin dhe armën e gjahut, ndersa vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës për identifikimin e një shtetasi tjetër të dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.Vete i arrestuati nuk ka folur asnje fjale ne lidhje me ngjarjen, ndersa po verifikohen motivet e vendosjes se lendes plasese ne automjetin e punonjesit te policise.

Artikulli paraprakKUVENDI MIRATON REZOLUTËN QË SHPALL IRANIN SHTET TERRORIST
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE,3 TË ARRESTUAR PËR MAKINA TË VJEDHURA, DROGË DHE ARMË