Sportistët, janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe për fatin e mirë Shqipëria ka pasur mjaft emra për të cilën është krenuar. Rasti më i fundit ishte i peshëngritësit, Briken Calja i cili mori medalje të artë në kampionatin Botëror të Peshëngritjes zhvilluar në Uzbekistan, e për këtë ai do të marrë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin që parashikon shpërblime për  të gjithë sportistët që arrijnë të prekin majat në kampionatet Europiane. Kështu për një sportit, siç është rasti i Caljas, që merr medalje në kampionatin botëror do të marrë shpërblim. Një sportist shqiptar i cili do të zë vendin e parë në një kampionat botëror, europian do të shpërblehet me 100 mijë dollar, për vendin e parë në kampionat botëror dhe atë europian 60 mijë, e ndërsa shpërblim do të ketë edhe për çdo vend në renditje trend zbritës.

Ndërkohë, në vendim janë parashikuar shpërblime edhe për rekorde, Shpërblim që arrin në 160 mijë dollarë për rekord olimpik,150 mijë dollarë për rekord botëror, 60 mijë dollarë për rekord evropian. Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, Erion Braçe, i cili shkruan “statush kampionësh si kudo në botë”.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ SHKARKIMI I LULZIM BASHËS, JA HAPI I RADHËS QË MORI SALI BERISHA (FOTO)
Artikulli tjetërPAS LEPUSHËS, MERR ENERGJI VERMOSHI