Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur e ndodhur pasditen e së shtunes në fshatin Spiten të Lezhës, ku u gjet i vdekur një punonjes policie. Sipas bluve 64-vjeçari Gjin Lleshi është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), në oborrin e shtëpisë në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë. Sipas të dhënve në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë i vetem në shtëpi. Pas kryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë e viktimes është darguar ne morgun e spitalit rajonal të Lezhës ku do ti nënshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore, ndërsa nën drejtimin e prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë te ngjarjes. Gjin Lleshi kishte ne karriere te gjate ne policine e shtetit. Vitet e fundit ai punonte në sallen operative të Policisë së Lezhës.

Artikulli paraprakKUNDËRSHTOI POLICINË, ARRESTOHET 24- VJEÇARI
Artikulli tjetërGJAKMARRJA, 30 FAMILJE TË NGUJUARA NË LEZHË