Arrestohen 3 autoret e dyshuat te ngjarjes, vodhen para dhe nje arme gjahu

Policia e Lezhës ka arritur të zbardhë vjedhjen me dhunë të ndodhur gjatë natës të 28-prillit në banesen e një 66-vjeçari në fshatin Gajush të Lezhës.Sipas bluve si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, janë vënë në lëvizje duke identifikuar dhe arrestuar autoret e dyshuar të ngjarjes.Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Keviljano Ndoj 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), Andi Sanco 21 vjeç, banues në Korçë dhe Lorenc Lleshi 22 vjeç, banues në Tiranë.Nga hetimet e kryera dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit Keviljano Ndoj shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBESMIR LESHA: MBËSHTETJA PËR SIPËRMARRËSIT ËSHTË NË QENDËR TË PROGRAMIT TONË
Artikulli tjetërONID BEJLERI: BUM INVESTIMESH NË SHKODËR