Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përshëndetur punën e policisë në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Çuçi shkruan se rezultate të tjera nuk do të vonojnë.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal.

Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë. “, shkruan ai.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BENET BECI MERR PJESE NE FORUMIN PUBLIK ORGANIZUAR NGA INTELEKTUALËT E RINJ
Artikulli tjetërZBARDHJA E VRASJES SË NIKULAJT, REAGON NDREU